Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Kreu i liberal-demokratëve Nick Clegg, pjesë e koalicionit qeverisës në kabinetin e udhëhequr nga konservatorët e David Cameron deklaroi se vendi po e humbet luftën kundër lëndëve narkotike ndaj është i nevojshëm, sipas tij, një rishikim i legjislacionit përkatës.
Në një intervistë për mediat britanike, Clegg tha se qeveria duhet të shikojë seriozisht mundësinë e liberalizimit të marijuanës dhe heqjes nga ndjekja penale për të gjithë personat konsumatorë të kokainës dhe heroinës.
“Në politikë, ashtu si në jetë, s’mund të vazhdozh të bësh dicka që nuk funksionon, që s’jep rezultate. S’mund të përsëritësh të njëjtat gabime për vite e vite me radhë”, deklaroi Clegg.
Kreu i liberal-demokratëve shpjegoi edhe arsyet se përse nevojiten ligje me liberale në luftën kundër drogës.
“Në një luftë ku kemi 2 mijë viktima çdo vit, me këto ligje të ashpra, armiqtë tanë të vërtetë grumbullojnë miliona që u sigurojnë atyre ‘armë’ të reja që godasin rininë tonë”, tha zv/kryeministri britanik.
Problemi qendron se për konservatorët, ligjet aktuale të lëndëve narkotike funksionojnë dhe po reduktojnë numrin e përdoruesve, sidomos mes të rinjve.
Megjithëse ka ndër ligjet më të ashpra në Europë për përdorimin apo trafikimin e lëndëve narkotike, britanikët mbeten ndër konsumatorët më të mëdhenj të tyre. Një studim i kryer së fundmi, thotë se 1 në 5 fëmijë të moshës nga 11 deri në 15 vjeç pranon se ka konsumuar të paktën njëherë drogë, kryesisht kanabis.
Top Channel