Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek
Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së njoftoi për kontaktet e Catherine Ashton gjatë ditës së sotme me kryeministrat e Serbisë dhe të Kosovës, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
“Gjatë bisedave ata rishikuan progresin e bërë në kuadrin e zbatimit në fushën e Integrimit të Menaxhuar të Pikave të Kalimit dhe diskutuan rrugët e mundshme për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me këtë fushë”, thuhet në komunikatën për shtyp, ku bëhet me dije se palët kanë rënë dakord që bisedimet në nivel ekspertësh të vijojnë javën që vjen.
Pasi thekson angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës, siç u reflektua në Konkluzionet e Këshillit, Ashton ka ftuar kryeministrat Daçiç e Thaçi të vijojnë dialogun për normalizimin e mardhënieve në janar të vitit që vjen.
Top Channel