Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare
Zyrtarë të lartë në Karakas mohuan zërat që qarkullojnë së fundmi në internet për vdekjen e Hugo Chavez, pas operacionit që presidenti venezuelian iu nënshtrua në Havana të Kubës.
“Gjendja shëndetësore e Chavez pas operacionit është e qendrueshme, por rikuperimi i tij mbetet ende i vështirë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë venezueliane, ndërsa kreu i parlamentit, Diosdado Cabello përgënjeshtroi zërat e vdekjes së tij.
“Operacioni i fundit i presidentit ishte delikat. Të gjithë duhet të lutemi për të”, deklaroi zv/presidenti i venezuelës, Maduro.
Përpara nisjes për në Kubë, 58-vjeçari Chavez pranoi se sëmundja e tij tashmë është “serioze” dhe se shanset për mbijetesë nuk janë të sigurta.
Njeriu që drejton Venezuelën që prej vitit 1998 u operua më parë gjatë javës në Havana, pasi një tumor për të cilin u deklarua i shëruar në verë u rishfaq në trupin e presidentit.
Ky është operacioni i katërt të cilin 58-vjeçari i nënshtrohet, ndërsa gjendja e tij e vërtetë shëndetësore është mbajtur gjithmonë sekret për mediat.
Krah Chavez në këto muaj të vështirë ka qenë presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa. Duke folur për situatën më të fundit, ai pasi shpresoi në shërimin e presidentit venezuelian, tha se “proceset revolucionare” në të gjithë Amerikën Latine do të vazhdojnë dhe se ato nuk varen nga emra të përveçëm personash, duke paralajmëruar të njëjtën politikë në Venezuelë edhe në rastin më të keq, atë të vdekjes së Chavez.
Top Channel