Ukrainë, përleshje masive në Parlament

13/12/2012 16:20

Anëtarë të Parlamentit Ukrainas u përfshinë në një betejë masive, në seancën e parë inaguruese të legjislaturës së re.

Përballja pengoi votimin për kryeministrin e ri dhe folësin e Parlamentit.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, tashmë udhëheqës i një prej partive të opozitës, Vitaly Klitchko, nuk mori pjesë në këtë ring të improvizuar, për fatin e mirë të deputetëve të tjerë, që i dhanë jetë një shfaqje të shëmtuar.

Përleshja nisi pasi anëtarë të opozitës, të irrituar, iu vërsulën disa deputetëve brenda radhëve të tyre, të cilët u shprehën kundër qëndrimit zyrtar të partisë së tyre.

Sipas drejtuesve të opozitës, “dezertimi” i deputetëve vjen pasi ata janë paguar nga autoritetet për të mbështetur “mazhorancën e korruptuar”.

Zgjedhjet e muajit tetor rikonfirmuan në pushtet partinë e udhëhequr nga presidenti Viktor Yanukovich, por organizatat perëndimore verifikuan shumë parregullsi në votime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA