Thirrjet “Kosovë, Kosovë” dhe “Shqipëri Etnike” gjallëruan pallatin e sportit të Bambergut, në Gjermani, ku zhvillohet të enjten një ndeshje vendimtare për fatet e Euroligës, ekuivalentes së Champions League në basketbollin europian.
Të motivuar nga emri i kundërshtarit, Partizani i Beogradit, qindra shqiptarë dhe kosovarë me banim në Gjermani u paraqitën në pallatin e sportit, për të mbështetur skuadrën vendase, në një ndeshje ku fituesi do të sigurojë biletën e kualifikimit midis 16 skuadrave më të mira të basketbollit në kontinent.
Lajmi u raportua gjerësisht në mediat serbe, ku nuk pritej një atmosferë e tillë armiqësore në qytetin e vogël të ndodhur në krahinën e Frankonisë, në Gjermani.
Midis flamurëve dhe korreve shqiptare, spikatën edhe disa grupe të tifozerisë së mirënjohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares shqiptare, midis tyre edhe të mirënjohurit e “Plisave Prishtinë”.
Top Channel