Spanjë, ngrihet pasuria e Mubarak

13/12/2012 19:40

Policia spanjolle sekuestroi asetet e ish-liderit egjiptian, Hosni Mubarak, me një vlerë të përgjithshme prej 28 milionë eurosh.

Veprimi i Madridit erdhi pas një kërkese të autoriteteve egjiptiane, për të ngrirë pasuritë e Mubarak dhe 130 bashkëpunëtorëve të tij në të gjithë botën.

Rreth 18,4 milionë euro ishin vlerë e gjendur në depozitat e bankave spanjolle, ndërsa midis aseteve ët tjera përfshihen prona në Madrid, një resort turistik në Marbeja dhe shtatë makina luksoze.

Përveç akuzave për udhërimin e vrasjes së të paktën 900 personave gjatë revoltave që sollën rrëzimin e regjimit të tij në shkurt 2011, 84-vjeçari Mubarak akuzohet edhe për përvetësimin e parave publike, korrupsion dhe pasurim të paligjshëm gjatë 32 viteve që drejtoi vendin.

I gjetur fajtor për udhërimin e vrasjeve gjatë protestave, Mubarak është duke vuajtur dënimin e përjetshëm në një burg në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA