Ranieri: Do “vras” lojtarët!

13/12/2012 21:45

Claudio Ranieri, trajneri italian i Monaco (kategoria e dytë në Francë), u tregua shumë i nervozuar me lojtarët e skuadrës së tij pas humbjes ndaj Caen, humbje e cila solli dorëzimin e vendit të parë në renditje.

Por, deklaratat e teknikut ishin shumë të forta pas ndeshjes: “Jam shumë i nxehur. Duhet të fitojmë patjetër ndeshjen e radhës, përndryshe do i vras lojtarët.”

“Skuadrat me të cilat përballemi janë më kompakte se ne. Japin 100%, ndërsa ne nuk e japim më maksimumin”, theksoi Ranieri.

Pas 17 javësh kampionat, Monaco renditet në vend të dytë, një pikë pas Nantes dhe dy pikë më shumë se Guingamp.

Tre vendet e para të renditjes ngjiten në kategorinë e parë të Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA