Numri 12 shënon në minutën e 12 të 12.12.12

13/12/2012 00:00

Fati i ndeshjes Juventus-Kaljari për Kupën e Italisë, datë 12.12.12 vendoset nga numri 12 në minutën e 12 të pjesës së dytë, goli i 12 për të me fanelën bardhezi.

Juventusi vazhdon në çerekfinalet e kompeticionit, i dorëzohet fatit (i keq dhe i mirë bashkë), por më shumë Sebastian Xhovinkos, autori i golit vendimtar, rrjeta e 12-të për të me fanelën e Juves, konsideruar këtu edhe katër golat e shënuar në dy sezonet e para tek bardhezinjtë (2008-2009 dhe 2009-2010).

Rastësia e pabesueshme po bën xhiron në rrjetet sociale në internet. Disa thonë se goli u shënua në minutën e 57 (12 pjesës së dytë), të tjerë argumentuan se sërish 5+7=12.

Numri 12-të, u shfaq që në nisje të takimit, por që fatkeqësisht për bardhezinjtë lidhej me dëmtimin e Arturo Vidal. Mesfushori braktisi fushën e lojës pas dhimbjeve që ndjeu në gju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB