Mesi tjetër dopietë, humb Reali

13/12/2012 00:00

Dy gola të Mesit i dhanë fitoren 0-2 Barcelonës ndaj Kordobas në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Mbretit.

Argjentinasi shënoi në fillimisht në minutën e 10 të takimit, e më pas dyfishoi rezultatin në minutën e 73 të tij. Dy-golëshi, përvecse i jep qetësinë Barcelonës për kalimin në çerekfinale, thellon rekordin e Mesit si golashënuesi më i mirë në një vit kalendarik duke u ngjitur në kuotën e 88 golave.

Reali u mund 2-1 nga Celta Vigo. Goli i shpresës për madrilenët u shënua nga Kristiano Ronaldo në minutën e 83 të takimit. Tashmë skuadra e Murinjos duhet të përmbysë këtë disavantazh në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.

Në takimet e tjera, Atletiko e Madridit fitoi 3-0 ndaj Getafes, Bilbaoi barazoi 1-1 me Eibarin ndërsa Majorka pësoi një humbje shokuese, 5 me 0 në fushën e saj nga Sevilja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB