Meksikë, 3 shekuj burg vrasësit serial

13/12/2012 21:20

Një vrasës serial meksikan është dënuar me 301 vjet burg për vrasjen dhe dhunimin e të paktën gjashtë femrave në moshë të re.

Cesar Logorreta, i mbiquajtur “El Coqueto”, është dënuar gjithashtu me një dëmshpërblim prej 77 mijë dollarësh kundrejt familjeve të secilës prej viktimave.

Në momentin e shpalljes së vendimit, të afërmit e viktimave kanë shpërthyer në lotë dhe kanë falenderuar e duartrokitur trupin gjykues për vënien e drejtësisë.

Sipas mediave latine, vrasësi, i cili punonte si shofer autobusi, në momentin e dënimit nuk ka shfaqur shenja pendese, por ka pritur pa folur vendimin.

Nuk dihet nëse Logorreta kishte lidhje me kartelet e drogës, të cilat nuk i tolerojnë akte të tilla kriminale nëse bëhen pa dijeninë e tyre.

Pak kohë më parë, një tjetër vrasës serial që kryente krimet pa dijeninë e bosëve që kontrollojnë territorin, u kryqëzua në një shtyllë që ndodhej në një nga autostradat e vendit latin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA