Piktori 83-vjeçar Leke Tasi, pasionin për këtë zhanër të artit e
perfeksionoi dhe ushtroi më së tepërmi pas viteve 90, vite në të cilat
kthehet nga një qëndrim i gjatë në internim për shkak të së kaluarës së
familjes së tij.
Perballja me kete realitet te ndryshem nga ai qe kishte njohur me pare e ka frymezuar ish-muzikantin ne krijimet e tij me te fundit. 19 prej ketyre pikturave jane ekspozuar ne galerine ‘Zeta’ ne kryeqytet. Titulli i Ekspozites “Mbikalimi”.
“Këtë emërtim e ka zgjedhur kuratori Stefan Çapaliku dhe unë e miratova, sepse gjithë pikturat e tjera kanë dicka nga e kaluara, kurse unë shikoj më tepër nga aktualiteti. Ndijimet e mia pas viteve 90, qyteti i madh, kaosi i lëvizjeve që fitojnë edhe një metaforë që mbikalohen shumë gjëra të vjetra dhe që ti duhet të përshtatesh për të rezistuar si individ ndaj këtij kaosi”, thotë piktori Tasi.
Autori eshte i fokusuar tek njeriu, qofte ai ne nje turme, i perhumbur mes shume fytyrash apo si nje individ i vecuar teksa perballet me problemet dhe kaosin e koheve moderne. Ne teresi veprat e Tasit reflektojne nje metamorfoze te se sotmes ku nderthuren gjithashtu fantazia dhe grotesku. Kuratori i ekspozites Stefan Capaliku, i ka cilesuar pikturat e Tasit si një fakt i ri semiotik në historinë e artit bashkëkohor shqiptar.
Top Channel