Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare Qeveria britanike thotë se ka prova të pakundërshtueshme se vrasja e Alexander Litvinenko ishte e mirëorganizuar dhe financuar nga Rusia.
Sipas autoriteteve britanike, Litvinenko, një ish-agjent i KGB-së punonte për shërbimin sekret britanik M16 dhe atë spanjoll në kohën kur është vrarë. Pak ditë më parë, ai ishte duke informuar inteligjencën spanjolle se sa pranë kapjes së shtetit të tyre ishte mafia ruse.
Litvinenko u helmua me polonium-210 në një hotel të Londrës në vitin 2006. Lënda vdekje-prurëse mendohet se është hedhur në çajin e agjentit nga dy ish-kolegë të tij në KGB, Andrey Lugovoy dhe Dmitry Kovtur.
Britania i ka kërkuar Moskës ekstradimin e tyre për t’u gjykuar për vrasjen në fjalë, por kjo e fundit refuzon kërkesën e Londrës, ndërsa dy të akuzuarit mohojnë akuza. Andrei Lugovoy sot është deputet në parlamentin rus, pozicion që e bën akoma më të vështirë vënien e tij përballë drejtësisë.
Në dosjen e gjatë të qeverisë britanike që u është dorëzuar avokatëve të Litvinenkos, përmendet edhe Borsi Berezovsky, kryemafiozi spanjoll Mario Scaramello dhe kreu i grupit të çeçenëve, Alexander Talik.
Top Channel