
Hysen Biba, 29-vjeçari që hodhi foshnjën e tij të sapolindur nga kati i
katërt i maternitetit “Koço Gliozheni”, ka probleme mendore.
Ky është përfundimi i raportit psikiatrik pas nënshtrimit për kontroll të Bibës, ndërsa akt-ekspertimi do t’i bashkëngjitet dosjes, e cila është dërguar për gjykim. Vetëm dy javë më parë 29-vjeçari u dërgua si i pandehur në gjykatë nën akuzën e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese.
Ndonëse pa përfunduar ende ekspertiza mjeko-ligjore në lidhje me gjendjen mendore të tij, prokuroria kishte përfunduar hetimet dhe dorëzuar në gjykatë dosjen penale. Në masën e arrestit, Biba u la në burg, ndërsa avokati pretendoi se klienti i tij është me kartelë mjekësore dhe se merr ilaçe në spital, ndaj dhe duhet ndryshuar masa e arrestit.
Sipas mbrojtjes, mbi të duhet të rëndojë akuza e vrasjes në kushtet e tronditjes së thellë psikike. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Biba është pyetur disa herë për motivin e krimit të rëndë dhe fillimisht ka pohuar se kishte dyshime për atësinë e fëmijës. Por më pas, ka deklaruar se kishte çrregullime mendore, madje se pinte dhe qetësues, të cilat tha se nuk i kishte konsumuar tri ditët e fundit përpara ngjarjes.
Top Channel