Rrëzohet avioni mjekësor në Indi për shkak të kushteve të motit/ 7 anëtarët e bordit të zhdukur, ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar Për të parën herë një zyrtar rus pohon se rebelët mund ta fitojnë luftën
në Siri. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm Mikhail Bogdanov, forcat e
presidentit Bashar al Assad “po e humbasin gjithmonë e kontrollin e
situatës dhe territoret”.
Numri dy i diplomacise ruse sqaroi gjithashtu se Moska eshte duke planifikuar evakuimin e mundshem te mijera qytetareve te saj ne Siri.
“Fatkeqesisht, nuk e perjashtojme dot fitoren e opozites siriane. me te gjithe gjasat, luftimet ne vend do te pershkallezohen akoma me shume, e nese kjo ndodh, mijera njerez mund te vdesin. nese nje cmim i tille per rrezimin e nje presidenti duket i arsyeshem per disa, cfare mund te bejme ne? Ne vete e konsiderojme te papranueshme nje gje te tille”, u shpreh Mikhail Bogdanov, zëvendësminister i Jashtem i Rusise.
Moska ka qene nje prej aleateve me te fuqishme te regjimit te Assadit dhe bashke me Kinen ka perdorur veton e saj ne Këshillin e Sigurimit te OKB-se per te bllokuar rezolutat qe denonin perdorimin e dhunes nga ana e qeverise siriane. Bogdanov perseriti thirrjen e Rusise per dialog mes dy paleve ne konflikt, e ngriti gjithashtu shqetesimin se arsenalet e armeve te shumeperfolura kimike, mund te bien ne duart e ekstremisteve.
Por komentet e tij nuk nenkuptojne patjeter se Moska e ka ndryshuar qendrimin e saj zyrtar. Ne fakt, Rusia vazhdon t’i meshoje idese se permbysja e Bashar al Assadit nuk do te beje gje tjeter vecse do ta pershkallezoje akoma me shume situaten. Megjithate, kjo konsiderohet hera e pare qe nje zyrtar i larte rus pranon mundesine e nje disfate te regjimit sirian.
Top Channel