Ndodhej pranë brigjeve të Venezuelës, SHBA-të sekuestrojnë anije në ujërat ndërkombëtare Shumica dërrmuese e amerikaneve kërkojnë që Kongresi dhe Shtëpia e
Bardhë të arrijnë një marrëveshje mbi çështjen e taksave dhe atë të
shpenzimeve për të shmangur në këtë mënyrë të ashtuquajturën ‘katastrofë
fiskale’, makthi i tyre me i fundit.
Nje sondazh i realizuar nga ‘NBC News’ dhe ‘Wall Street Journal’ tregon se gati 70 për qind e te intervistuarve e konsideronin kete çeshtje nje problem serioz dhe pretendonin zgjidhjen e saj permes kompromisit.
Edhe pse presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bojnër vazhdojnë diskutimet telefonike dhe ndihmësit e tyre zhvillojnë takime, deklaratat publike tregojnë se mosmarrëveshjet mbeten të mëdha.
Te merkuren, dita nisi me akuzat e Bojner se presidenti nuk ka bërë propozime specifike, por vetëm kerkon shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve. Sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Xhej Karni, deklaroi nga ana tjeter se Presidenti beson qe një marrëveshje mund të arrihet, pa hequr dorë nga taksat e shkurtuara për ata me të ardhura të ulëta dhe duke kërkuar ngritjen e taksave për te pasurit.
Të dy palët thote Zeri i Amerikes vazhdojnë të debatojnë shumën e të ardhurave që do të sigurohet me ngritjen e taksave. Republikanët kanë ofruar 800 miliardë dollarë nëpërmjet një reforme të paspecifikuar për taksat që Kongresi mudn të bëjë vitin e ardhshëm.Presidenti Obama kërkon tani 1.4 trilionë dollarë për të ardhura të reja si pjesë e marrëveshjes për uljen e defiçitit.
Top Channel