“Kam një për të”/ Publikohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u zbuluan abuzimet me vajza të reja Zyrtarisht është bërë shumë pak progres mes republikanëve dhe demokratëve në Shtetet e Bashkuara për pakin fiskal, por jozyrtarisht, mediat amerikane flasin për takime “të fshehta” mes dy palëve.
Afati skadon më 1 janar dhe nëse republikanët dhe demokratët nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë rritja e taksave dhe shpenzimet do të zhysnin ekonominë amerikane në recesion. Republikanët thonë se do të arrihet një marrëveshje para Krishtlindjeve. Ata i kanë bërë një propozim të ri presidentit Obama, një plan që parashikon një reformë të sistemit fiskal dhe programeve të ndihmës sociale.
Propozimi vjen si përgjigje ndaj ofertës së prezantuar nga Shtëpia e Bardhë të hënën, një ditë pas takimit mes kongresmenit republikan, John Bohener dhe presidentit Obama. Plani republikan konfirmon shifrën prej 800 mld dollarë si hyrje të reja fiskale në 10 vitet e ardhshme dhe niset nga këndvështrimi se edhe oferta Obama është e papranueshme.
Plani i prezantuar nga Presidenti të hënën parashikon 1.4 triliard hyrje të reja fiskale në 10 vjet, pra 1.6 triliard më pak nga sa kishte kërkuar fillimisht. Megjithatë, ky lëshim nuk ishte i mjaftueshëm për republikanët dhe Boehner ka refuzuar edhe këtë propozim të ri.
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan kritikoi presidentin duke e cilësuar atë si “të ngathët”. Ai bën apel që Obama të propozojë masa që do të kenë sigurinë e miratimit në të dyja dhomat e Kongresit, si nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, ashtu edhe nga Senati i kontrolluar nga demokratët.
Top Channel