Vdekja e fëmijës,ekspertët: Shkak, hipertermia malinje

11/12/2012 00:00

Edhe Mjekësia Ligjore është e të njëjtit mendim me çfarë u tha jo
zyrtarisht dhe paraprakisht për vdekjen e 11 vjeçarit Denis Alimadhi, i
cili humbi jetën në spitalin francez në kryeqytet gjatë një operacioni
estetik në qepallat e syve.

Sipas raport-ekspertimit te Mjekesise Ligjore 11-vjeçari ka nderruar jete per shkak te nje nderlikimi te rralle gjate nderhyrjes kirugjikale e quajtur hipertermi malinje dhe jo per shkak te mungeses se medikamentit Dantrolen. Komplikacioni, sipas akt-ekspertimit eshte teper i veshtire per t’u perballuar nderkohe qe sipas specialisteve te Mjekesise Ligjore qe po hedhin firmat e fundit ne kete raport, perjashtohen nga pergjegjesia ekipi i dy mjekeve irlandeze, qe kryen nderhyrjen.

Raport-ekspertimi pritet t’i dorezohet Prokurorise se kryeqytetit, qe pas pretendimit te prinderve te Denisit  ishte ne pritje te ketyre analizave zyrtare per te vendosur nese do te hetonte apo jo per vepren e mjekimit te pakujdesshem, me pasoje vdekjen e vogelushit. Ne fakt fillimisht familja e femijes qe kishte kryer edhe dy operacione te meparshme per te korrigjuar defektin e lindur ne sy kallzuan ne policine e kryeqytetit vdekjen e Denisit, qe sipas tyre kishte humbur jeten per faj te mjekeve, ne nje kohe qe kjo çeshtje u be objekt i disa deklarateve te zyrtareve te Ministrise se Shendetesise qe theksuan se femija dyshohej te kishte nderruar jete nga hipertermia malinje apo thene ndryshe rritje e menjehershme e temperatures.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB