Të hënën u luajtën dy ndeshjet e prapambetura të kësaj jave të Serisë A, ku Lacio barazoi pa gola në transfertën kundër Bolonjës, ndërsa Udineze mposhti 0-2, po në transfertë skuadrën e Sampdorias.

Por ajo që ra më shumë në sy në sfidën e luajtur në “Marassi” nuk ishte rezultati i takimit (që edhe pritej), por prania e vetëm një tifozi të friulianëve në sektorin e stadiumit të përcaktuar për tifozerinë mike.

Tifozi i vecantë i bardhezinjve nuk është çkurajuar. Mes të ftohtit të madh ai ndoqi skuadrën e zemrës deri në fund të takimit dhe ndoshta fitorja mund ta ketë ngrohur disi.

Për besnikërinë e treguar, sakrificës duke udhëtuar dhjetra kilometra për të ndjekur skuadrën e tij, drejtuesit e Sampdorias në shenjë mikpritjeje vendosën ta shpërblejnë duke i dhuruar fanelën e kapitenit Gastaldello, që edhe pse fanela e kundërshtarit, sërish ka vlerën e saj simbolike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta