Qeveria skoceze i kërkoi zyrtarisht Komisionit Europian hapjen e bisedimeve paraprake, mbi mundësinë e mëvetësimit të vendit nga Britania e Madhe në vitin 2014.
Lëvizja vjen një ditë pasi Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, theksoi se një Skoci e pavarur do të humbte anëtarësimin në BE dhe do t’i duhej të riaplikonte, për t’u ribërë pjesë.
I pyetur nga “BBC”, një zëdhënës i KE-së u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë për letrën e dërguar nga zëvendëskryeministri Nicola Sturgeon.
Në letër, mësohet se Skocia arsyeton se vendi është prej dekadash një anëtar i BE-së, prandaj nuk ka përse të humbë këtë status, edhe sepse kushtet për të qenë një vend anëtar gjithsesi janë të përmbushura.
Nga ana e tij, i pyetur për qëndrimin e Brukselit, kryeministri i Britanisë, David Cameron, e konsideroi deklaratën e tij si “domethënëse”.
Top Channel