Një gjykatë ruse nisi ditën e martë një proces ndaj dy ish-ushtarakëve, të cilën akuzohen se shkaktuan një aksident në një nëndetëse bërthamore, i cili i kushtoi jetën 20 marinarëve në vitin 2008.
21 marinarë të tjerë u plagosën, kur sistemi i fiksjes së zjarrit të nëndetëses “K-152 Nerpa” u aktivizua pa qenë nevoja, duke lëshuar një gaz vdekjeprurës (gazi freon) që i paizoluar, u shpërnda në pothuajse të gjithë mjetin nënujor.
Kapiteni Dmitry Lavrentyev dhe inxhinjeri Dmitry Grobov duhet të përgjigjen në gjykanë e Vladivostokut për akuzën e “vrasjes nga neglizhenca”.
Në gjykimin e parë, ata u shpallën të pafajshëm, por apeli vërejti parregullsi në dosjen e tyre, prandaj urdhëroi rishikimin e çështjes.
Aksidenti në nëndetësen “K-152” mbetet më i rëndi në marinën ruse, që prej mbytjes së nëndetëses bërthamore “Kursk” në vitin 2000, në një aksident i cili i kushtoi jetën 118 marinarëve në bord.
Top Channel