Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Në javën në të cilën Lionel Messi theu rekordin për gola të shënuar brenda një viti të vetëm, dalin prova se diçka e tillë është e pasaktë dhe se rekordi absolut i përket një futbollisti afrikan pak të njohur, Godfrey Chitalut.
Argjentinasi Messi, këtë të dielë shënoi golin e 86 brenda vitit në të cilin jemi, duke kaluar kështu me një gol rekordmenin e mëparshëm, Gerd Muler.
Megjithatë, në këtë statistikë duket se janë përfshirë vetëm emrat e njohur të futbollit, pasi rekordi absolut është i një tjetri.
I quajtur Godfrey Chitalu, futbollist dhe trajner i Zambias, i cili ndërroi jetë kur avioni i kombëtares u përplas në vitin 1993, realizoi në vitin 1972 në total 107 gola, me skuadrën e tij Kabëe Uarriors, në kampionat dhe kupën vendase, si dhe në ndeshjet ndërkombëtare me përfaqësuesen e Zambias.
Në atë kohë, FIFA vlerësonte vetëm golat e shënuar në kompeticionet europiane, por arritja madhështore e Chitalut bën të rihapet debati për rekordin absolut.
Top Channel