Përkeqësohet moti, policia: Kujdes në qarkullimin rrugor

11/12/2012 00:00

Policia ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në
rrugët nacionale për shkak të përkeqësimit të motit, gjatë ditëve të
fundit.

Shmangia e parakalimeve të gabuara dhe përdorimi i dritave joverbuese janë dy nga këshillat e policisë, për drejtuesit e mjeteve. Policia deklaron se po ushtron kontrolle per pajisjet e nevojshme dimerore ne makina. Nderkohe qe rruget rezultojne te kene veshtiresi ne qarkullim në veri te vendit. Qarku me i renduar mbetet ai i Kukesit, aksi Morine-Kalimash dhe Kukës-Has janë te kalueshem me zinxhire, ndersa disa prej rrugeve rurale jane te pakalueshme. 

I renduar paraqitet edhe qarku i Dibres, ku pothuajse i gjithe segmenti rrugor nga Klosi ne Bulqize e mandej ne Peshkopi eshte i detyrueshem te kaloje me zinxhire, ku ne disa segmente ka veshtiresi te theksuara.

Nderkohe qe ne Shkoder trashësia e borës në zonat malore është mbi 30 centimetra dhe situata e akseve rrugore paraqet rrezikshmeri. Rruget me poroblematike ato jane ato te rrethit publike, ku ne pjesen me te madhe kalohet me zinxhire vetem ne nje drejtim.

Probleme hasen edhe ne qarqet e tjera te vendit keshtu ne Lezhë, ne rruget, Fan – Kalimash, Mirditë – Shpal; ne qarkun Elbasan, ne aksin Përrenjas – Qafë Thanë. Në qarkun Korçë, aksi rrugor Kapshticë – Korçë   – Qafë Thanë, Korçë-Erseke dhe Leskovik. Ne kete qark mbeten te pakalueshme segmentet Boboshtice-Dardhe dhe Korce-Voskopoje. Gjithshtu me zinxhire kalohen ne jug te vendit edhe segmentet Jorgucat – Qafa e Muzinës dhe Vlorë – Llogara.

Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë
Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë
Bajram Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë
Bajram Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë
Bajram Curri – Valbonë i pakalueshëm
Krumë –  Bajram Curri  i pakalueshëm
Kukës – Topojan  i pakalueshëm
Topojan – Shishtavec i pakalueshëm
Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë
Klos – Burrel – Ulzë i kalueshëm me zinxhirë
Shupenzë – Ostren i pakalueshëm
Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës i pakalueshëm
Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm
Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm
Arras – Lurë i pakalueshëm
Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë
Qaf Çelë – Pukë –  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një kah
Fushë Arrës –  Qafë Mali- Qafë Shllak i  pakalueshëm
Fushë Arrës – Gjegjan  i kalueshëm  me zinxhirë me një kah
Gjegjan – Shpal  i pakalueshëm
Koplik – Razëm i pakalueshëm
Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme
Akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB