Një pikë penalizim për Napolin dhe gjobë prej gati 100 mijë euro, 45 mijë për mungesën e denoncimit nga Cannavaro, po aq sa për atë të Grava-s, si dhe 10 mijë për kundërshtimin për të ndaluar bastin e Gianello-s.
Nga 9 muaj skualifikim për Cannavaro dhe Grava, ndërsa 3 vite e 3 muaj për Gianello. Këto janë kërkesat e prokurorit federal, Palazzi, në lidhje me procesin e bastvënies së jashtëligjshme të Napolit, sa i përket ndeshjes së trukuar Sampdoria-Napoli të 16 majit 2010.
Palazzi ka kërkuar gjithashtu heqjen e 2 pikëve dhe 10 mijë euro gjobë për Portogruaro, 1 pikë për Crotone, 5 mijë euro për Spal 1907.
Dështojnë përpjekjet për ndërmjetësim
Ish-portieri i tretë i Napolit, Matteo Gianello, i kishte kërkuar Komisionit të Disiplinës të negocionte ndëshkimin prej 16 muajsh, por kërkesa e tij u refuzua për shkak se “kërkesa nuk mund të merret parasysh, për sa kohë që nuk gjenden elementë bashkëpunues, të tilla që të çojnë në aplikimin e nenit 24”.
Është refuzuar gjithashtu edhe tentativa për negociimin ekonomik të Napolit. Disiplina ka pranuar të gjitha kërkesat e tjera të bëra nga Dario Passoni (4 muaj skualifikim), Federico Cossato (9 muaj ndalesë), Gianfranco Parlato (2 muaj), Albinoleffe (5 mijë euro gjobë) dhe Avesa (100 euro gjobë).
Top Channel