OKB: Gjysmë milionë refugjatë sirianë

11/12/2012 15:50

Më shumë se gjysmë milionë sirianë janë larguar nga lufta civile në vendin e tyre, për t’u strehuar në kampet e refugjatëve në vendet fqinje.

Të dhënat u publikuan ditën e martë nga Agjensia e Refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

SIpas organizatës, deri më sot janë regjistruar 509 559 refugjatë, të shpërngulur kryesisht në Turqi, Liban dhe Jordani.

Më shumë se dy milionë banorë besohet se janë zhvendosur brenda vendit.

Ndërkohë, në mediat ndërkombëtare ka bërë bujë lajmi se ditën e hënë, një grup islamik ndërmori një sulm të sukseshëm ndaj një baze ushtarake, në afërsi të Alepos.

Kjo është hera e parë që islamistët identifikohen si udhëheqës të një operacioni madhor, brenda grupimeve të kryengritësve.

Lufta civile e nisur në mars 2011, i ka kushtuar jetën deri tani më shumë se 42 mijë sirianëve, ne vendin me 22,5 milione banore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA