Nene mund të largohet nga PSG

11/12/2012 18:10

Sulmuesi brazilian i Paris Saint Germain, Nene, mund të braktisë klubin francez gjatë merkatos së janarit për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Carlo Ancelotti.

Lajmin e bën të ditur gazeta ‘Le Parisien’. Për të dytën herë radhazi, Nene nuk është grumbulluar për ndeshjen e kampionatit francez dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Braziliani, i cili nuk është një titullar në formacionin e skuadrës pariziane, shprehu me gjeste pakënaqësinë e tij për situatën ku ndodhet edhe në ndeshjen e Ligës së Kampioneve PSG-Porto.

Nene sezonin e kaluar ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës me 21 gola dhe është një nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët e kryeqytetit francez.

Gjithashtu, situata e tij mund të përkeqësohet kur në janar PSG do të marrë edhe shërbimet e brazilianit Lucas Moura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA