Kryeministri, Lawrence Gonzi, humbi shumicën e tij me vetëm 1 votë, pasi një deputet kundërshtues votoi kundër miratimit të buxhetit, në shenjë proteste ndaj reformave të transportit.
Parlamenti do të shpërndahet më 7 janar dhe zgjedhjet e reja priten të mbahen në fillim të marsit, u tha Gonzi gazetarëve.
Gonzi, një gjykatës me profesion, ka qenë në krye të qeverisë që prej 2004-s.
Propozimi i tij për buxhetin e 2013-s u hodh poshtë, pasi Franco Debono, një anëtar i Partisë Nacionaliste, aktualisht në qeveri, refuzoi të jepte mbështetjen e tij për buxhetin.
Lëvizja e tij vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë, që lëshon menaxhimin e shërbimeve urbane (me autobus) të Maltës në duart e një operatori gjerman.
Partia Nacionaliste e ka qeverisur Maltën, që prej 1987-s, me përjashtim të periudhës 1996-98, kur Partia Laburiste erdhi në pushtet.
Gonzi u emërua kryeministër në mars 2004, vetëm pak kohë para se shteti i vogël i Mesdheut hyri në Bashkimin Europian.
Katër vite më pas, partia e tij rifitoi zgjedhjet me vetëm 0,5% të votave, marzhi më i vogël në historinë 40-vjeçare të Maltës. Ky shtet, me vetëm 419 mijë banorë, fitoi Pavarësinë nga Britania, më 1964.
Top Channel