Korçë, zjarr në shtëpi, 83-vjeçari shpëtohet nga fqinjët
11/12/2012 00:00
Përpjekjet për t’i shpëtuar të ftohtit të acartë të këtyre ditëve, për
pak i kanë rrezikuar jetën një të moshuari nga Korça. Banesa e tij është
përfshirë papritur nga flakët dhe vetëm falë ndërhyrjes në kohë të
fqinjëve, është bërë e mundur që i moshuari të shpëtojë.
Burimet policore sqarojnë se Todi Karamelo, 83 vjeç jetonte i vetëm, në lagjen nr. 13 të Korçës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se i moshuari të mund të ketë lënë hapur ngrohësen. Karamelo është dërguar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e nevojshme.
Vetëm pak ditë më parë një 81-vjeçare nga fshati Poliçan, i Gjirokastrës, humbi jetën pasi shtëpia u dogj tërësisht.
Top Channel