Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Një oficer policie në Irlandën e veriut ka arritur t’i shpëtojë sulmit të një bande, e cila hodhi një bombë molotov brenda makinës së tij të patrullimit.
Banda e përbërë nga 15 burra të maskuar theu xhamin e dritares së automjetit të forcave të rendit dhe më pas hodhi bombën me benzinë brenda saj.
Ngjarja ka ndodhur në Belfast mbrëmjen e së hënës. Agjentët e policisë që kanë nisur të hetojnë çështjen po e trajtojnë atë si një tentativë vrasjeje.
Kryeministri Peter Robinson ka reaguar duke e cilësuar veprimin si një “akt të neveritshëm terrori”. Ai ka deklaruar se veprimi i personave të maskuar nuk e nderon flamurin irlandez, por e turpëron atë.
Protestat e militantëve nisën pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit Bashkiak të Belfastit për të ngritur flamurin në sheshin e qytetit vetëm në ditë të caktuara dhe jo gjatë gjithë vitit.
Naomi Long, deputete e Belfastit Lindor, mori një kërcënim me vdekje javën e kaluar dhe që atëherë një patrullë policie është vendosur jashtë banesës së saj.
“Nuk kam as dyshimin më të vogël se makina u shënjestrua për shkak se po patrullonte në afërsi të zyrës sime dhe unë e konsideroj këtë sulm si tërësisht të neveritshëm”, ka deklaruar Long lidhur me sulmin.
“Ata që janë përfshirë në protesta të dhunshme dhe në tentativën për vrasje ndaj oficerit të policisë, po përpiqen të cënojnë demokracinë”, ka vijuar ajo.
Top Channel