Ibrahimovic, tripletë në fitoren e PSG
11/12/2012 00:00
Tre herë Ibra. Sulmuesi suedez i Paris Saint Germain ka shënuar tripletën e parë me fanellën e skuadrës së kryeqytetit francez në fitoren e arritur në transfertë ndaj Valenciennes me rezultatin 0-4.
Kjo është fitorja e dytë radhazi e ekipit të drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe me këtë sukses PSG e sheh veten 2 pikë larg kryesuesve të Lyon.
Me tre golat e tij, Zlatan Ibrahimovic ngjitet në kuotën e 17 golave në klasifikimin e golashënuesve të kampionatit francez. Goli i katërt i takimit u shënua nga argjentinasi Ezequiel Lavezzi.
Të mërkurën, Lyoni pret në fushën e tij Nancy dhe me një fitore mund të shtojë avantazhin në krye të renditjes me 5 pikë.
Top Channel