HSBC do t’i paguajë gjobë autoriteteve amerikane

11/12/2012 00:00

Banka britanike HSBC do t`i paguaje autoriteteve amerikane nje gjobe
rekord prej 1.9 miliarde dollaresh pas akuzave per pastrim parash.

Një hetim i Senatit Amerikan ne muajin korrik doli ne perfundimin se mungesa e kontrolleve te rrepta ne bankën me seli ne Britani, por dege ne mbare boten, i ka krijuar trafikantëve meksikanë të drogës dhe kriminelëve të tjerë mundesine qe te pastrojne miliarda dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Raporti i leshuar me kete rast thoshte gjithashtu se HSBC ka bërë biznes me firma të lidhura me terrorizmin dhe ka anashkaluar sanksionet financiare amerikane ndaj shteteve të papërgjegjshme si Irani. Banka i ka pohuar mangesite e mbikeqyrjes e ka kerkuar ndjese. “E pranojme pergjegjesine per gabimet e bera ne te kaluaren,- thuhet ne deklaraten e shefit ekzekutiv, Stuart Gulliver. – E kemi thene dhe e perserisim se ndiejme keqardhje te thelle per kete episod”.

Drejtuesit sqarojne nder te tjera se kane shpenzuar 290 milione dollare per te permiresuar sistemin e parandalimit te pastrimit te parave. Lajmi pasoi njoftimin per arritjen e nje marreveshjeje te ngjashme nga banka tjeter me seli ne Londer, Standard Chartered, e cila do te paguaje 300 milione dollare gjobe per shkelje te sanksioneve amerikane mbi transaksionet me Iranin, Birmanine, Libine dhe Sudanin ne periudhen e viteve 2001-2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB