Më shumë se gjysma e emigrantëve që jetojnë në Belgjikë janë të papunësuar, raportohej në një studim të Bankës Qendrore të vendit.
Midis emigrantëve të ardhura nga vendet jashtë BE-së, vetëm 45,8% janë të regjistruar si të punësuar, në atë që është numri më i ulët midis të gjithë shteteve anëtare.
Mungesa e kualifikimeve të emigrantëve është një prej arsyeve kryesore të këtij fenomeni, por midis arsyeve renditet edhe diskriminimi i rektrutuesve.
Nga ana tjetër, shtetasit e vendeve të tjera të BE-së që jetojnë në Belgjikë, kanë një nivel punësimi të ngjashëm me atë të belgëve.
Problemi është edhe më shqetësues, duke pasur parasysh që 14% e popullsisë së përgjithshme belge përbëhet nga emigrantët.
Sipas Institutit Europian të Statistikave “Eurostat”, mesatarja e punësimit për emigrantët ekstrakomunitarë në Bashkimin Europian është prej 58,1%.
Top Channel