Befason Milan, sytë nga De Rossi

11/12/2012 03:30

Lajmi është i bujshëm, por tërësisht i besueshëm, Milan ka hedhur vështrimin nga Daniele de Rossi.

Dëmtimi i De Jong, nga njëra anë (sezon i përfunduar për holandezin) dhe zërat për grindje gjithnjë e në rritje mes “kapitenit të së ardhmes” dhe Zeman, nga ana tjetër, kanë hapur një spirale në këtë tratativë, e cila gjithsesi mbetet e komplikuar.

Kuqezinjtë, deri tani, kanë studiuar vetëm terrenin për një huazim me të drejtë blerjeje në rreth 20 milionë euro.

Marrëveshja është e vështirë, por tepër tërheqëse. De Rossi, i cili ka deklaruar gjithmonë se dëshiron të qëndrojë te Roma dhe, mbi të gjitha, se nuk dëshiron të veshë fanella të tjera në Itali, është nxehur së tepërmi me klubin roman, për shkak se nuk e ka mbrojtur në konfliktin me Zeman.

Kjo, mund ta ketë detyruar të ketë marrë në konsideratë mundësitë e tjerë si ajo, që deri para pak javësh ishte e pamundur, pikërisht “tradhtimi” i verdhekuqve, për t’u transferuar te një tjetër klub italian.

Pikërisht në këtë spirale është futur Milan, në kërkim të një mesfushori, që mund të luajë përpara mbrojtjes, pozicion ideal për De Rossi-n, i cili është “i gatshëm” të luajë edhe në Champions.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA