Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij Trupa ushtarake patrullojnë rrugët e qytetit verior të Tripolit në
Liban, pas dhunës sektare, pasojë e luftës civile në Sirinë fqinje, që
mori katër jetë njerëzish.
Konflikti pertej kufirit kalon keshtu edhe nje here ne Liban, kur trazirat kane nisur me kohe. Te djelen, situata ne tripoli degjeneroi ne shkembime zjarri mes mbeshtetesve dhe kundershtareve te regjimit te bashar al assadit, duke shkaktuar, vec te vdekurve, edhe 12 te plagosur.
Po nje dite me pare, 9 gjykates e prokurore siriane kaluan ne anen e opozites. Kjo ishte goditja me e fundit per regjimin, qe gjithmone e me me veshtiresi po i perballon rebelet, te cilet vazhdojne te fitojne terren ne veri te Sirise dhe ne rajonet prane Damaskut.
Vrasjet ne Tripoli acaruan tensionet shumëvjeçare ekzistuese mes shumices sunite të qytetit që mban anën e rebelëve siriane dhe pakicës alaëite, aleate me presidenti Bashar al-Assad. Qeveria libaneze u detyrua te dergonte perforime si e vetmja menyre per t’i dhene fund dhunes që ka shpërthyer disa herë muajt e fundit dhe ka krijuar shqetësime se edhe Libani mund të përfshihet në konfliktin e Sirisë. Të dielën, autoritetet siriane kthyen trupat e tre prej 14 libanezëve sunite dhe palestinezeve të vrarë në Siri.
Dyshohej prej kohesh se militante nga veriu i Libanit kalonin ne vendin fqinj per t’u bashkuar me rebelet, por vrasja e 14 personave javen e kaluar ne nje qytet kufirtar sirian ishte shkendija e pershkallezimit te tensioneve ne Tripoli.
Top Channel