
Presidenti i Egjiptit Mohamed Mursi urdhëroi ushtrinë të garantojë
sigurinë e të mbrojë institucionet shtetërore në periudhën që paraprin
referendumin e 15 dhjetorit mbi Kushtetutën e re të vendit.
Lëvizja e tij rrezikon te ngjalle friken se Egjipti po i rikthehet sundimit ushtarak. Mursi u perpoq t’i qetesonte protestuesit me anulimin e dekretit qe e vishte presidentin me fuqi shtese, por referendumi, edhe pse i kontestuar, do te mbahet sipas planit. Lideret e opozites reaguan menjehere me thirrje per protesta masive diten e marte. Grupet islamike nga ana tjeter deklaruan se do te organizojne edhe ata tubime, e kjo rrit mundesine e perplasjeve te tjera te dhunshme ne rruget e kryeqytetit egjiptjan.
Presidenti beri edhe nje leshim tjeter me shpresen te rifitoje simpati ne ppull: pezulloi rritjen e taksave mbi nje seri mallrash qe perfshijne pijet freskuese, cigaret e birren. Vendimin e percolli nepermjet faqes se tij ne Facebook oret e para te mengjesit te sotem. Të dyja çështjet, dekreti presidencial dhe referendumi, që janë në qendër të demonstratave kundër Mursit kanë tronditur vendin gjatë 2 javëve të fundit.
Nuk eshte e qarte nese opozita do ta bojkotoje referendumin. Ne deklaraten e bere te dielen, lideri i grupit opozitar fronti i shpetimit kombetar tha se nuk do ta njohe draft-kushtetuten “sepse ajo nuk perfaqeson popullin egjiptian” e shtoi se ka shume mundesi qe dokumenti te shkaktoje perçarje te thella ne vend e mbase edhe te tjera rebelime.
Top Channel