Plani fiskal, Obama u drejtohet qytetarëve

10/12/2012 00:00

Pas mungesës së një marrëveshje me republikanët në Kongresin Amerikan për planin e tij fiskal për t’u rritur barrën fiskale shtresës së pasur, presidenti Obama u është drejtuar amerikanëve, dhe sidomos klasës punëtore për të siguruar mbështetjen e tyre për planin e tij.

Obama do të takohet me punonjës të sektorit të automjeteve në Michigan, sektor që vetë presidenti e shpëtoi me një pako miliarda dollarëshe 3 vjet më parë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pritet t’i kërkojë klasës punëtore më shumë presion ndaj ligjvënësve republikanë në mënyrë që plani i tij financiar, që skadon në janar të vitit të ardhshëm, të rimandatohet.

Plani Obama skadon më 1 janar të 2013 dhe nëse ripërtëritja e tij në Kongres nuk ndodh, atëherë amerikanët do të përballen me shkurtime të mëdha financiare në sektorin publik. Ndër to përfshihet edhe ndërprerja e asistencës për personat e regjistruar si të papunë, por edhe rritje të taksës mbi pagat.

Analistët thonë se nëse kjo ndodh, ekonomia amerikane rrezikon rimëkëmbjen dhe rritjen e nivelit të papunësisë.

Të dielën presidenti u takua me kreun e Republikanëve në Kongres, John Boehner i pari kontakt mes Obamas dhe kongresmenëve amerikanë që pas rizgjedhjes së tij. Pas takimit, të dyja palët thanë se “rrugët për gjetjen e një marrëveshje gjenden të hapura”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB