Komiteti norvegjez që cakton “Nobelin” për Paqe i dorëzoi çmimin e vitit 2012, gjatë një ceremonie në Oslo. Bashkimit Europian me motivacionin “Për mbështetjen e paqes gjatë disa dekadave dhe demokracinë ne Europë pas ndarjes nga Lufta e Dytë Botërore”.
Ky çmim vjen në një kohë kur kontineti i vjetër është mbërthyer nga kriza ekonomike, papunësia që sa vjen e shtohet, e ku shumë vënde anëtare e kanë të vështirë të shlyejnë borxhet.
Por, komiteti “Nobel”-it, në dhënien e këtij çmimi është fokusuar në atë çfarë BE mundi të arrijë në këto 60 vite ekzistencë, duke riparuar ndarjet dhe ndasinë në këtë kontinent.
“Roli stabilizues që ka luajtur BE ndihmoi në transformimin e Europës nga një kontinent lufte në kontinet paqeje”. Ky ishte deklarimi nga komiteti i “Nobel”-it më 12 tetor, kur u anonçua akordimi këtij çmimi BE-së.
Çmimi “Nobel” shoqërohet me një vlërë monetare pre 930 mijë euro, të cilat BE ka vendosur ti përdorë si donacion për disa projekte në zonat e luftës në ndihmë të fëmijëve.
Gjatë marrjes së çmimit, Van Rompuy, president i BE-s deklaroi se: “ Ky çmim “Nobel” është një njohje çfarë ka arritur unioni jonë si paqe-prodhues, njëkohësisht është mirënjohje për punën e disa brezave europianë”.
Top Channel