Milani, në ndjekje të “modelit Bayern”

10/12/2012 20:00

Modeli i Bajernit të Mynihut është ai që Milani ka vendosur të ndjekë, të paktën sipas fjalëve të ish-presidentes Barbara Berlusconi.

Me pak fjalë, Milani i së ardhmes do të bazohet tek të rinjtë, tek blerjet e studiuara mirë, fuqizimi i marketingut dhe një model i qëndrueshëm financiar.

“Të rinjtë e talentuar përfaqësojnë më së miri këtë klub. Milani është një skuadër që ka nevojë për futbollistë me këmbët në tokë, që të jenë në gjendje të identifikohen me tifozerinë. Me pak fjalë, investimi tek të rinjtë në nivelin e kësaj skuadre është ai më i sigurti”, deklaroi Barbara.

Sipas saj, “modeli i përshtatshëm është ai i Bajernit, që ka një bilanc të qëndrueshëm, i cili krijon përfitime dhe që lejon klubin të jetë gjithmonë në nivelet më të larta të futbollit europian dhe botëror”.

“Futbolli, është pjesë e biznesit të spektaklit dhe ka disa rreziqe të rëndësishme”, shtoi e bija e ish-kryeministrit të Italisë. “Për këtë arsye, ekuilibri financiar duhet të jetë rigoroz. Buxheti i pagave nuk duhet të tejkalojë asnjëherë 50% të të ardhurave, diçka që ne e kemi bërë, duke qenë se në sezonin e shkuar, kuota ishte prej 70%”.

Barbara komentoi edhe zërat, që shohin si të mundur mbërritjen e Pep Guardiolës në stolin e kuqezinjve.  

“Nuk më takon mua që të flas në planin sportiv, por kur paraqitet një mundësi, e cila i përshtatet projektit, ajo do të jetë gjithmonë e mirëpritur”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA