Milan, De Jong humb tërë sezonin
10/12/2012 10:10
Mesfushori hollandez i Milanit, Nigel De Jong, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pasi ka thyer tendinën e thembrës së Akilit në fitoren e kuqezinjve 4-2 në transfertën ndaj Torinos.
“De Jong do të humbasë të gjithë sezonin”, u shpreh trajneri Massimiliano Allegri pas ndeshjes.
De Jong, i cili ka ardhur këtë sezon tek Milani nga Manchester City, u dëmtua në minutën e 21, kur ndeshja ishte ende 0-0.
Të martën futbollisti do të vizitohet nga mjeku finlandez Sakari Orava për të parë nëse ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Top Channel