Korea e Veriut shtyn lëshimin e satelitit

10/12/2012 16:05

Korea e Veriut shtyu me një javë lëshimin e paralajmëruar të një sateliti në hapësirë, për shkak të problemeve në një motor, raportoi të hënën agjensia shtetërore e lajmeve “KCNA”.

Lëshimi i raketës ka vendosur në alarm vendet fqinje dhe është dënuar ashpër nga vendet perëndimore, të cilat i kanë kujtuar Penianit se lëshimet e raketave me rreze të gjatë veprimi janë ndaluar nga konventat e OKB-së.

Në momentin kur vendi komunist lajmëroi për lëshimin e satelitit, u raportua se kjo do të ndodhte midis datave 10-22 dhjetor, por tashmë, burimet zyrtare thanë se data mund të shtyhet me një javë.

Sipas “KCNA”-së, në inspektimet e fundit përpara lëshimit, shkencëtarët dhe teknikët kanë gjetur një problem në motorin që do të realizojë shkëputjen nga toka dhe do të duhet disa ditë kohë për të përfunduar riparimet.

Analistët besojnë se regjimi i Kim Jong-un po tregohet i kujdesshëm për të shmangur një diskretitim të ri në sytë e ndërkombëtarëve, pas dështimit në prill të një testimi të një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Lëshime të mëparshme të Koresë së Veriut në vitet 2006 dhe 2009, gjithashtu nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e tyre dhe u dënuan ndërkombëtarisht nga vendet demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA