I pabesueshmi Falcao, 5 gola në një ndeshje

10/12/2012 12:05

Radamel Falcao nuk njeh kufij. Sulmuesi i momentit në futbollin botëror shënoi plot 5 gola në fitoren e Atletico Madrid ndaj Deportivo La Coruna me rezultatin 6-0.

Në këtë mënyrë, sulmuesi kolumbian ka barazuar brazilianin Vava’ si lojtari i vetëm i në historinë e skuadrës madrilene që shënon 5 gola në një ndeshje.

Gjithashtu, Falcao ka barazuar edhe Fernando Morientes, sulmuesin e Real Madrid i cili në ndeshjen e vitit 2002 ndaj Union Deportiva Las Palmas shënoi 5 gola.

Gjithsesi, 5-golëshi i Falcao nuk është shifra më e lartë që është regjistruar në kampionatin spanjoll. Bata (Athletic Bilbao) dhe Kubala (Barcelona) mbajnë rekordin me 7 gola të shënuar në një ndeshje të vetme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA