Ylli i tenisit botëror, Novak Djokovic, ka blerë të gjithë sasinë e disponueshme të djathit më të shtrenjtë në botë për vitin 2013.
Numri 1 i botës ka blerë djathin që bëhet nga qumështi i mushkës për furnizimin e rrjetit të restoranteve që ka në pronësi në vendlindjen e tij, Serbi.
25-vjeçari nuk ka kursyer aspak për këtë djathë që kushton rreth 1 mijë dollarë për kilogramë.
Ky djathë prodhohet në Zasavica të Serbisë dhe është i ngjashëm me mançegon në Spanjë. Djathi i mushkës është shumë i shëndetshëm pasi ka shumë pak yndyrë.
Prodhuesit theksuan se ishin dakord për shitjen e të gjithë prodhimit të tyre për shkak se asi i tenisit ishte një ambasador shumë i mirë për produktin.
“Fakti që Novak blen djathin tonë, është një votë besimi e madhe për ne”, u shpreh Slobodan Simic.
Top Channel