Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombetar (FMN), Dominik Stros Kan firmosi një marrëveshje me shërbyesen e hotelit, e cila e akuzoi për dhunë seksuale.
Një gjykatës në Nju Jork shpjegoi se “palët më në fund arritën në një pikë të përbashkët; përcaktuan afatet e marrëveshjes në letër”. Sipas gjykatësit, detajet e paktit të arritur mes 63-vjeçarit dhe 33-vjeçares, Nafisatu Dialos, do të mbeten sekrete.
Stros Kahn nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa Dialo mori pjesë. Ish-shefi i FMN-së u arrestua në Nju Jork, në maj të vitit 2011, pasi Dialo, një emigrante nga Guinea me një vajzë adoleshente, e akuzoi atë për dhunë seksuale, në dhomën e hotelit.
Prokurorët rrëzuan akuzat, pasi vunë në pikëpyetje besueshmërinë e saj. Stros Kan u detyrua të japë dorëheqjen nga detyra. Ai këmbënguli se marrëdhënia seksuale mes tyre kishte qenë konsensuale.
Incidenti u pa gjerësisht si mënyra më e mirë për të shkatërruar Stros Kahnin, kandidatin e mundshëm të socialistëve për detyrën e Presidentit të Francës. Pas padisë së Dialos, të tjera gra paditën Stros Kanin për dhunë seksuale.
Top Channel