Berlusconi kundër BE-së

10/12/2012 00:00

Silvio Berlusconi ndjehet i ofenduar nga reagimi i disa politikanëve europianë pas vendimit të tij për t’u rikthyer në politikë duke kandiduar për hërë të katërt për postin e kryeministrit.

“Reagimet dhe citimet e disa politikanëve europianë, si dhe disa mediave, janë të pavend, jo aq kundrejt personit tim se sa kundër të drejtës së italianëve për të zgjedhur të lirë”, shkruan ish-kryeministri italian në një notë proteste kundër këtyre reagimeve.

“Do të ishte tejet e thjeshtë për të lidhur këto deklarata ofenduese me misionin e dobësimit të sipërmarrjeve tona për t’i bërë ato më shumë vulnerabël nga blerës të huaj”, shton më tej “Kavaljeri”.

Në fund, Berlusconi thotë se gjithnjë ka qenë një politikan me bindje e veprime për Europën. “ Kam qenë gjithnjë një europian i bindur. Kam luftuar për një Europë më pak burokratike, për një politikë monetare të përbashkët, për një politikë të jashtme të përbashkët, për një sistem mbrojtjeje të unifikuar, pra për një Europë me më shumë peshë në arenën ndërkombëtare”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB