Agnelli: Titulli, hapi i parë i një epoke

10/12/2012 19:40

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, e konsideroi titullin e fituar një sezonin e kaluar si hapin e parë të një epoke të suksesshme të ekipit të tij.

Duke folur nga një ceremoni dorëzimi çmimesh, numri një i bardhezinjve tha: “Nuk do të ndalemi këtu. Titulli i fituar në sezonin e fundit ishte vetëm etapa e parë e një rruge të gjatë. Viti i shkuar ishte i mrekullueshëm dhe na ka bërë të gjithëve krenarë, por në sport është thelbësore që nga dita e nesërme e një titulli, të punohet për tjetrin. Është pikërisht kjo ajo që bëjmë”.

Njëkohësisht, Agnelli shprehu kënaqësinë e tij për “progesin e dukshëm” të skuadrës në fazën e grupeve të Champions dhe pozicionimin aktual në Serinë A, që sheh Juventusin si kryesues.

Tashmë, objektivi i radhës i skuadës së Contes është fitimi i titullit të kampionit të dimrit. Ndonëse një titull simbolik, ai ka një domethënie të rëndësishme, pasi në 55 raste në 80 kampionate, fituesi ka bërë për vete edhe titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA