Roma mposht Fiorentinën

09/12/2012 00:00

Roma mposhti me rezultatin 4 me 2 Fiorentinën dhe ngjit shkallët e klasifikimit në renditjen e përgjithshme të Serisë A.

Dy gola të Totti-t, një i Tachitidis dhe një tjetë nga Osvaldo në minutat e fundit të takimit, zhvlerësuan golat e Roncaglia-s dhe El Hamdaoui për skuadrën vjollcë.

Ndeshja hapëse e kësaj jave të Serisë A, ajo mes Atalantës dhe Parmës u mbyll me fitoren 2-1 të bergamaskëve, ndërkohë që sot luhen takimet e tjera ku interesante është sfida e San Siro-s, Inter-Napoli, dy skuadrat që ndjekin Juventusin e vendit të parë që luan në orën 15:00 në transfertë ndaj Palermos.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta