”Mandela gëzon shëndet të plotë”

09/12/2012 13:25

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, konfirmoi se Nelson Mandela gëzon shëndet të mirë, një ditë pasi 94-vjeçari u shtrua në spital për “testime”.

Kreu i shtetit të parë afrikano-jugor pas rrëzimit të aparteidit, Mandela konsiderohet një hero kombëtar në vendin e tij, për udhëheqjen që i bëri luftës për të drejta të barabarta midis shumicës me ngjyrë dhe të bardhëve.

Në një deklaratë për mediat, Zuma siguroi se Mandela është duke marrë të gjithë trajtimet e  nevojshme mjekësore dhe se gjendja e tij nuk paraqitet shqetësuese.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare vënë në dukje se shëndeti i të moshuarit është dobësuar në mënyrë të vazhdueshme së fundmi, me disa trajtime të njëpasnjëshme në spital për të cilat Mandela ka pasur nevojë.

Gjendja shëndetësore e fituesit të çmimit Nobel për Paqen në vitin 1993 u duk shqetësuese, pasi shtrimi i tij në spital ndodhi në një kohë aq të shpejtë, sa disa anëtarë të familjes së tij nuk kishin dijeni për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA