Kupa e Shqipërisë, fitojnë Kukësi, Laçi e Bylis

09/12/2012 20:00

Kukësi fitoi minimalisht ndeshjen e parë të grupit A çerekfinal, ndeshje e cila nisi 20 minuta me vonesë për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.

Goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për kuksianët u shënua në pjesën e parë nga Igli Allmuça. Ky rezultat e ngjit Kukësin në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Skënderbeu, që mban vendin e parë falë golavarazhit më të mirë.

Në grupin B, Laçi shkatërroi 4-0 Teutën, një start i mbarë ky për Stavri Nicën, i cili është rikthyer sërish në krye të skuadrës laçiane. Milenkoviç, Buljan dhe Valdano Nimani janë autorët e golave të fitores për Laçin, që ngjitet në vendin e parë me 3 pikë të plota, po aq sa Bylisi, që mundi 0-1 Flamurtarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA