Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë zonat e thella të Qarkut të Korçës në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar probleme në qarkullim duke bllokuar disa akse rrugore.

Kështu, të pakalueshme janë rrugët që lidhin komunat Lekas, Trebinjë, fshatin Dardhë dhe Panarit. Sikur të mos mjaftonte kjo, banorët e këtyre zonave, përfshirë edhe disa fshatra të rrethit të Devollit, vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike, po për pasojë të motit të keq.

Akset nacionale në qarkun e Korçës mbeten të hapura për automjetet, ndërsa raportohen reshje të pakta dëbore në qytet.

Dëbora ka izoluar edhe disa fshatra në jug-lindje të vendit. Rrugët që lidhin zonat e thella të Qarkut të Dibrës me akset nacionale paraqesin rreziqe dhe policia kërkon qarkullimin në to vetëm me zinxhirë.

Top Channel