Kërkesa është mirëpritur nga guvernatorët e dy prej shteteve të goditura keqazi, New York dhe New Jersey. Por, kërkesa ra menjëherë nën vlerësimin prej 80 miliardë dollarëve të dëmeve të përgjithshme, të shkaktuara në këto shtete dhe në Connecticut.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se stuhia ishte shumë pranë të qenit e dyta apo e treta më e kushtueshme në historinë e SHBA-ve. Vetëm uragani Katrina në vitin 2005 dhe uragani Andrew në 1992, patën më shumë shkatërrime, i shkroi Jeffrey Zients nga Zyra e Menaxhimit të Buxhetit (OMB) në një letër zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, John Boehner.
Sandy shkaktoi më shumë se 120 të vdekur, si dhe mijëra njerëz e kanë ende të pamundur të jetojnë në shtëpitë e tyre të shkatërruara.
Kërkesa e presidentit do të duhet të kalojë njëherë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar prej republikanëve, si dhe nga Senati, i udhëhequr prej demokratëve, përpara se fondet të bëhet të disponueshme.
Pritet të hasë vështirësi në Kongres, ku shumë konservatorë fiskalë pritet të kundërshtojnë fuqishëm rritjen e shpenzimeve federale në SHBA.
Ekipi i Obamës nuk propozoi asnjë shkurtim shpenzimesh në lidhje me kërkesën e financimit, duke thënë se natyra “e papritur, urgjente, e paparashikuar dhe e përkohshme” e këtij shkatërrimi e bën këtë kërkesë të lejueshme sipas ligjeve për lehtësimin e fatkeqësive.
Në një deklaratë, guvernatorët Andrew Cuomo i New York dhe Chris Christie i New Jersey, falënderuan Obamën për “mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur të tij”, që kur stuhia goditi vendin, më 29 tetor.
Ata thanë se paketa do të ofrohet për “zbutjen e domosdoshme dhe përpjekjet parandaluese, që do të mbrojnë akoma më mirë rajonin tonë ndaj impaktit shkatërrimtar të stuhive të së ardhmes”.
Top Channel