Eshtë mbyllur edhe faza e parë e kategorisë së parë me ndeshjen e zhvilluar në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Lushnjes, dy skuadrat e kreut.
Në një terren tejet të rënduar, Partizani zbriti në fushën e lojës duke harruar problemet e brendshme dhe mungesën e pagave, por nuk ia doli mbanë të evitonte humbjen.
Skuadra e Lushnjes që në goditjen e parë shënoi duke përfituar nga gabimi i portierit të Partizanit. Në pjesën e dytë të kuqtë kryeqytetas ndërruan uniformën por fati nuk ishte me ta.
11-metërshin që gjyqtari Jemini akordoi për Partizanin e humbën, ndërkohë që në vazhdim skuadra e Çoçllit dhe lushnjarët udhëtues thjesht u munduan të luanin një tip waterpool, por me këmbë, në pishinën gjigande me emrin “Qemal Stafa”.
Ndërkohë vlen për t’u përmendur se në këtë javë të fundit në të tetë ndeshjet e zhvilluara ka një numër rekord prej 24 golash.
Top Channel